Çka është Psikoterapia Pozitive ?
- Psikoterapia Pozitive është një qasje e re në   			psikoterapinë humanistike e bazuar në konceptin psikodinamik
 - Psikoterapia  Pozitive  zhvillon konceptin humanistik   			të njeriut duke marë  parasysh aspektet transkulturale të njeriut në   			zgjidhjen e  konlfikteve.
 - “pozitive” nuk do  të thotë se çdo gjë duhet të   			shikohet pozitivisht, por qasja ndaj  problemit duhet shikuar nga të   			gjitha format, aspektet dhe  qëndrimet
 - Qëllimi kryesor  në Psikoterapin Pozitive është   			zhvillimi dhe aplikimi sistematik i  metodologjisë së strukturuar mbi   			kualitetin e jetës.
 - Psikoterapia Poztive është afatshkurte, ku tretmani   			kryet më shkurtë se në qasjet tjera psikoanalitike.
 - Çrregullimet  dhe konfliktet   nuk janë vetëm   			faktografike, por njeriu në të  njejtën kohë posedon kapacitete për   			të përballuar me ato. 
 - Psikoterapia Pozitive vërteton se njeriu posedon dy   			lloj kapacitetesh
- kapacitetin për të dashur
- kapacitetin për të ditur
 - Në  Psikoterapin Pozitive klienti dhe pacienti   			mësojnë, dhe arijnë, që  të ndryshojnë rolin  e tyre prej pacientit   			në terapeut.
 - Psikoterapia pozitive ofron mundësin e koncepteve themelore në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe konflikteve. Kjo qasje përfshin konceptet në të cilat mund të përdoren metodat e ndryshme të shkollave dhe drejtimeve të shumta psikoterapeutike.
 
Psikoterapia Pozitive ka tri   		aspekte në qasjen e vet.
 
 1.  		Niveli i fillimit pozitiv
 2. Krijimi i  balansë modelit
 3. Pesë nivelet në Psikoterapin   		Pozitive
 
 
  Parimet   		 në Psikoterapin Pozitive
 
  1. Parimi i shpresës
 2. Parimi i baraspeshës
 3. Parimi i konsultimit
 
 
 Konceptet themelore të   		Psikoterapisë Pozitive 
 
 1. Koncepti pozitiv në psikoterapi - aspekti   			transkulturor
 2. Koncepti i përmbatjes dhe dinamikës së   			konfliktit-metakomunikimi
 3. Pesë nivelet integrale në Psikoterapin   			Pozitive-metateoria
 
 
 Balanc modeli në psikoterapin   		pozitive përbëhet prej katër aspekteve:
 
 1. Trupi/ndjenjat
 2. Aritja/puna
 3. Kontakti/raportet
 4. Intuita/ardhmëria 
 
 
 Tretmani në Psikoterapin   		Pozitive ka  pesë nivele  integrale: 
 
 
 1. Observimi/distancimi
 2. Inventarizimi
 3. Inkurajimi i situatës
 4. Verbalizimi
 5. Zgjerimi i qëllimeve
 
 
 Psikoterapia Pozitive në vehte ka  metoda   		dhe teknika me të cilat mund te trajtohen   çrregullime dhe  sëmundje të   		ndryshme.
 
 · Tregimet, anekdodat, përallat, mendimet e   		njerëzve të  famshëm dhe citatet nga burimet e ndryshme, përdoren shumë   		në  psikoterapin pozitive.
 
 · Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive është pjesë   			në Shoqatës Kosovare për Psikoterapi (SHKP)  
 
 · QKPP është themeluar si shkollë në vehte dhe është   			nën ambrellën e Shoqatës së Psikoterapeutëve të Kosovës.
 
 · Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-QKPP është   			 qendra që do të ofroj edukime,seminare, trajnime dhe supervizime për   	 		anëtarët e vet si dhe për të gjithë që tregojnë interesime për qasje    			pozitive të njeriut. 
 
 · Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-QKPP deri më   			 tani ka organizuar seminare dhe trajnime për studentët e   			 psikologjisë,specializantë të psikiatrisë dhe punëtorëve tjerë të   			 shëndetit mental në Kosovë.  
 
 · Disa prej anëtarëve të QKPP-së kanë marë pjesë në   			trajnime dhe kongrese ndërkombëtare për Psikoterapi Pozitive.  
 
  · Qendra Kosovare për Psikoterapi  Pozitive-QKPP, në   			gjirin e vet ka trajner të diplomuar nga Qendra  Internacionale për   			Psikoterapi Pozitive(ICPP). 
 
 · Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive është   			anëtare e  rregullt në Bordin e Qendrës Internacionale për   			Psikoterapi  Pozitive me seli në Wiesbaden.  
 
 · Edukimi themelor nga Psikoterapia Pozitive kërkon 120   			orë punë praktike, teori, vet-përvojë dhe supervizim.
 
  · Edukimi për Master program konsiston 600 orë punë   			praktike, teori, vet-përvojë dhe supervizim. 
 
 · Të gjitha këto nënkuptojnë plotësimin e kritereve të   			 domosdoshme për liçencim me    Çertifikatën  Europiane për   			 Psikoterapi. 
 English
 Shqip
