Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-QKPP është organizatë joqeveritare, që miret me organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve në fushën e psikoterapisë pozitive në Kosovë.

Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-KCPP, e regjistruar dhe e licencuar nga Asociacioni Botëror për Psikoterapi Pozitive-WAPP, në bashkëpunim me Wiesbaden Akademin per Psikoterapi Pozitive, ka një staf profesional ku bashkëpunon dhe koordinon aktivitet trajnuese me qëllim të edukimit të studentëve nga fusha e psikoterapisë pozitive.

Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive, që nga themeli i saj (viti 2003), e deri më tani ka mbajtur trajnime në dy nivele, të bazikut dhe masterit, ku kanë marrë pjesë mbi 300 pjesëmarrës të profesioneve, si mjekë specilizant, psikiatër, neuropsikiatër, psikolog, punëtor social, sociolog, ekonomist, pedagog, logoped, menaxherë, teknikë medicinal dhe infermier të mjekësisë familiare.

Kuadri arsimor i Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive-KCPP, përbëhet prej tre profesionistëve shkencor të akredituar me liçencë botërore, me titullin Master Trajner për Psikoterapi Pozitive.

Deri në muajin Dhjetor të vitit 2010, në këto trajnime, 70 pjesëmarrës kanë përfunduar me sukses nivelin Bazik dhe janë çertifikuar me Çertifikatë ndërkombëtare për nivelin bazik nga Psikoterapia Pozitive.

Nga muaji Nëntor 2009, 30 pjesëmarrës nga niveli bazik kanë filluar trajnimin edukues në nivelin Master, me trajnerë ndërkombëtar të Asociacionit Botëror për Psikoterapi Pozitive në Wisbaden të Gjermanisë(WAPP).