English Shqip   

Agjenda e trajnimeve
May 2013
S M T W T F S
28 29 30 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1

Lajmet

Moduli i IV ne BC
Wednesday, 15 May 2013

Moduli i IV ne Kursin Bazik do te mbahet me 7,8,9 Qershor 2013. duke filluar ne diten e pare dite e Premte prej ores 14.00 deri me 20.00. Dite e Shtunde dhe Diele do te fillon prej dates 9.00-18.00. Trajner do te jete Mr. Sci. Enver Cesko, trajner nderkombetar. Ju rekomandojme te regjistroheni ne faqen tone.

Intervizimet
Saturday, 23 March 2013

Takimet e intervizimeve me studentët e Nivelit Bazik do të mbahen me datën 22 Maj 2013, ditë e Mërkuree, prej orës 17-20.00.  

trajnime MC
Thursday, 21 March 2013

Moduli i V në Kursin Master do të mbahet prej datës 28-30 Qershor 2013. Tema e modulit do të jetë ' Intervista e parë, diagnozat, teknikat'. Ligjerues do të jetë Dr. Sheyda Rafat, trajner ndërkombëtar nga Gjermania, anetare e Associacionit Boteror per Psikoterapi Pozitive. Inkurojmë pjesëmarrësit të regjistrohen në faqen tonë zyrtare.   

Oret e Supervizimit
Thursday, 22 March 2012

Takimet me studentët e Masterit në seansat e vetzhvillimit, intervizimeve dhe supervizimeve do te mbahen me kete orar. Kalendari i takimeve te vetzhvillimit dhe intervizimeve do te mbahen ne muajin Maj 23(dite e Ejnte) dhe 28(dite e Marte) prej ores 17-20.00. Per muajin Qershor me 6(dite e Ejnte) dhe 13(dite e Ejnte) prej ores 17-20.00. Kurse takimet e supervizimit me 15 Qershor, dite e Shtunde, prej ores 10-18.00.Per cfardo ndryshime ne termine do te informoheni me kohe ne vefaqen tone. Do te mbahen edhe takime individuale per te cilat do te caktohen termine shtese.

 

Studentet e parë në Master
Tuesday, 22 November 2011

Pas përfundimit të modulit të dhjetë(fundit) në kursin Master, 14 student që më parë kanë përmbushur pjesën teorike, pas vlerësimit nga komisioni dy anëtar të Bordit të WAPP, me sukses kanë treguar pjekurin profesionale për të vayhduar drejtë akreditimit me çertifikatë Psikoterapist Pozitiv. 

Read more...



Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-QKPP është organizatë joqeveritare, që miret me organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve në fushën e psikoterapisë pozitive në Kosovë.

Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-KCPP, e regjistruar dhe e licencuar nga Asociacioni Botëror për Psikoterapi Pozitive-WAPP, në bashkëpunim me Wiesbaden Akademin per Psikoterapi Pozitive, ka një staf profesional ku bashkëpunon dhe koordinon aktivitet trajnuese me qëllim të edukimit të studentëve nga fusha e psikoterapisë pozitive.

Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive, që nga themeli i saj (viti 2003), e deri më tani ka mbajtur trajnime në dy nivele, të bazikut dhe masterit, ku kanë marrë pjesë mbi 300 pjesëmarrës të profesioneve, si mjekë specilizant, psikiatër, neuropsikiatër, psikolog, punëtor social, sociolog, ekonomist, pedagog, logoped, menaxherë, teknikë medicinal dhe infermier të mjekësisë familiare.

Kuadri arsimor i Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive-KCPP, përbëhet prej tre profesionistëve shkencor të akredituar me liçencë botërore, me titullin Master Trajner për Psikoterapi Pozitive.

Deri në muajin Dhjetor të vitit 2010, në këto trajnime, 70 pjesëmarrës kanë përfunduar me sukses nivelin Bazik dhe janë çertifikuar me Çertifikatë ndërkombëtare për nivelin bazik nga Psikoterapia Pozitive.

Nga muaji Nëntor 2009, 30 pjesëmarrës nga niveli bazik kanë filluar trajnimin edukues në nivelin Master, me trajnerë ndërkombëtar të Asociacionit Botëror për Psikoterapi Pozitive në Wisbaden të Gjermanisë(WAPP).