English Shqip   

Agjenda e trajnimeve
May 2012
S M T W T F S
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Lajmet

Oret e Intevizimit
Friday, 23 March 2012

Seansat e Intervizimit me grupin e Bazikut do te mbahet me daten 30 Maj,2012, dite e Merkure prej ores 17.00. Detyrat nga Niveli Bazik mund te shkarkoni ketu.

 

Takimi mujor me studentet e PP
Thursday, 22 March 2012

Edhe përkundër interesimit paraprak të shumë anëtarëve të QKPP-së, në takim kanë marrë pjesë një numër të vogël anëtarë. Sidoqoftë në takim janë diskutuar tema dhe propozime interesante....Takimi i radhës do te mbahet me 17 Maj, dite e Ejte duke filluar prej ores 18.00. 

Ju mire presim te gjithe te interesuarit.

Moduli i III në Nivelin Master
Thursday, 22 March 2012

Moduli i III në nivelin Master do të mbahet me datën 27-29 Prill 2012, duke filluar prej orës 12 ditën e Premte, datë 27.Prill 2012. Trajner në këtë modul do të jetë Mr. Sci. Enver Çesko, trajner ndërkombëtar. Ju rekomandojm që patjetër të regjistroheni në webfaqen tonë në mënyrë që të kemi pregaditje më të mirë gjatë trajnimit.

Oret e Supervizimit
Thursday, 22 March 2012

Orët e supervizimit me studentët e nivelit Master do të mbahen me 7 dhe 8 Maj prej orës 18.00

 

Moduli i III ne Nivelin Bazik
Wednesday, 29 February 2012

Moduli i IV ne nivelin Bazik do te mbahet me daten 21-23 Shtator 2012. Trajner ne kete modul do te jete Mr. Sci. Enver Cesko, trajner nderkombetar. Ju rekomandojm patjeter te regjistroheni ne webfaqen tone. 

Studentet e parë në Master
Tuesday, 22 November 2011

Pas përfundimit të modulit të dhjetë(fundit) në kursin Master, 14 student që më parë kanë përmbushur pjesën teorike, pas vlerësimit nga komisioni dy anëtar të Bordit të WAPP, me sukses kanë treguar pjekurin profesionale për të vayhduar drejtë akreditimit me çertifikatë Psikoterapist Pozitiv. 

Read more...
Konferenca nderkombetare, Qershor 2012
Tuesday, 05 July 2011

QKPP në bashkëpunim me Shoqatën Botërore për Psikoterapi Pozitive-WAPP do të organizoj Konferencën e parë Regjionale me karakter ndërkombëtar për Psikoterapi Pozitive, në Prishtinë me datën 7-10 Qershor 2012. Për më shumë detaje klikoni këtu.



Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-QKPP është organizatë joqeveritare, që miret me organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve në fushën e psikoterapisë pozitive në Kosovë.

Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive-KCPP, e regjistruar dhe e licencuar nga Asociacioni Botëror për Psikoterapi Pozitive-WAPP, në bashkëpunim me Wiesbaden Akademin per Psikoterapi Pozitive, ka një staf profesional ku bashkëpunon dhe koordinon aktivitet trajnuese me qëllim të edukimit të studentëve nga fusha e psikoterapisë pozitive.

Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive, që nga themeli i saj (viti 2003), e deri më tani ka mbajtur trajnime në dy nivele, të bazikut dhe masterit, ku kanë marrë pjesë mbi 300 pjesëmarrës të profesioneve, si mjekë specilizant, psikiatër, neuropsikiatër, psikolog, punëtor social, sociolog, ekonomist, pedagog, logoped, menaxherë, teknikë medicinal dhe infermier të mjekësisë familiare.

Kuadri arsimor i Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive-KCPP, përbëhet prej tre profesionistëve shkencor të akredituar me liçencë botërore, me titullin Master Trajner për Psikoterapi Pozitive.

Deri në muajin Dhjetor të vitit 2010, në këto trajnime, 70 pjesëmarrës kanë përfunduar me sukses nivelin Bazik dhe janë çertifikuar me Çertifikatë ndërkombëtare për nivelin bazik nga Psikoterapia Pozitive.

Nga muaji Nëntor 2009, 30 pjesëmarrës nga niveli bazik kanë filluar trajnimin edukues në nivelin Master, me trajnerë ndërkombëtar të Asociacionit Botëror për Psikoterapi Pozitive në Wisbaden të Gjermanisë(WAPP).